Kukësi – Lushnja është ndeshja që do të hapë javën e 14 të Superligës. Kampionët vijnë pas humbjes më Skënderbeun që iu kushtoi edhe zbritjen në vendin e tretë dhe tashmë duhet të tregohen të kujdesshëm edhe ndaj ekipit të fundit në renditje.

 Mladen Milinkoviç

: E rëndësishme është të kthehemi tek fitorja. Po i kushtojmë rëndësi kësaj ndeshje. Besoj se ekipi do reagojë mirë. Patjetër që duhet të marrim 9 pikë në 3 ndeshjet e radhës, por kërkojmë fitoren edhe tek sfidat pasardhëse.

Trajneri serb i kampionëve ka hedhur poshtë zërat për konflikte me drejtuesit e klubit.

“Kemi një marrëdhënie korrekte. Nuk kam ndërhyrje në punën time, as të trajnerët e tjerë që kanë qenë të Kukësi para meje, me të cilët kam folur, nuk ka pasur ndërhyrje për formacionin”.

Kukësin në vendin e tretë e ndan vetëm një pikë nga Kamza e një pozicioni më lart ndërsa Lushnja mbetet ende në zonën e rënies nga kategoria.

Tv Klan