Kukësi ngriti në Gjirokastër trofeun e fituar javën e kaluar.

Kampionët e mbyllën sezonin me një disfatë përballë Luftëtarit, një humbje që vlen sa për statistikë. Verilindorët u ndëshkuan nga Bregu që ktheu në gol një 11 metërsh.

Kukësi me këtë sukses do të marrë pjesë në turin e dytë kualifikues të Champions League. Shorti hidhet me 20 qershor në Nion.

Në Europa League do të marrin pjesë Partizani dhe Skënderbeu që barazuan 2 – 2 në sfidën e fundit të kampionatit. Luftëtari që e mbylli në vendin e katërt duhet të presë verdiktin e Kupës së Shqipërisë, nëse do të luajë në kupat e Europës ose jo. Laçi dhe Flamurtari mbijetuan pas fitoreve respektivisht me Teutën 2 – 1 dhe Korabin 3 – 0.

Tv Klan