Kukësi u ngjit në krye i vetëm pas fitores 4 – 0 me Korabin. Ekipi i Ernest Gjokës tregoi dëshirën për të marrë 3 pikët në këtë takim që në pjesën e parë me golat e Pejiç dhe Cale.

Pavarësisht mungesave për shkak dëmtimesh apo pezullimesh lojtarët e Kukësit nuk e ulën ritmin edhe në pjesën e dytë.

Dvornekoviç dhe përsëri Pejiç siguruan fitoren me golat e tyre. Kjo ishte fitorja e parë për Kukësin pas dy barazimeve Partizani i Sulejman Starovës mundi Flamurtarin me rezultatin 2 – 1.

Pa praninë e shikuesve në tribuna për shkak të dënimit të disiplinës të kuqtë shënuan dy herë brenda pak minutave me Mazrekajn dhe Trashin.

Danilo Alves shkurtoi diferencën me golin e tij. Ky rezultat e barazon Partizanin me pikë me Skënderbeun, duke u ngjitur i dyti falë golavarazhit. Të premten ekipi korçar barazoi 2 – 2 me Tiranën në “Selman Stërmasi”. Java e 25 mbyllet të dielën me sfidat Vllaznia – Laçi dhe Teuta – Luftëtari./Tv Klan