Kukësi mbetet ndjekësi më i afërt i Skënderbeut pas fitores 4 – 2 me Teutën në takimin e javës së gjashtë. Suksesi i arritur në “Zeqir Ymeri” bën që diferenca me korçarët të mbetet 3 pikë. Lojtarët e Kukësit u shfaqën të vendosur që në pjesën e parë, të cilën e mbyllën në avantazh 2 – 0.

Pas pushimit, Teuta u përpoq të bënte kthesën, por nuk mundi të bënte shumë. Minutat e fundit ishin më emocionueset me 4 gola të realizuar.

Partizani duket se e la pas krizën, duke fituar 2 – 0 me Luftëtarin në “Selman Stërmasi”. Sukaj dhe Trashi ishin shënuesit në këtë sukses, i dyti në kampionat. Përpjekjet e skuadrës gjirokastrite ishin të pamjaftueshme për të dalë me të paktën 1 pikë nga kjo sfidë. Të kuqtë e mbyllën takimin me 10 futbollistë pasi Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq.

Kamza fitoi 1 – 0 me Vllazninë, ndërsa Flamurtari barazoi 1 – 1 me Laçin. Skënderbeu me fitoren 4 – 1 ndaj Lushnjes të arritur të dielën shkoi në kuotën e 16 pikëve në krye të klasifimit të Superligës.

Tv Klan