Kukësi nuk ka mundësi për të pushuar, apo kursyer energjitë. Trajneri Gjoka u ka kërkuar të tijve që edhe në stërvitje të japin maksimumin për të marrë çdo gjë nga 4 ndeshjet e mbetura në kampionat.

Asnjë ndeshje nuk përbën motiv qetësie për Gjokën aq më tepër që këtë të mërkurë do të përballet me ish – skuadrën e tij, Flamurtarin. Vlonjatënve u duhen pikë për mbijetesën.

Në Vlorë ka heshtje shtypi. Ekipi vijon me grumbullimin dhe duket se disa prej lojtarëve të prekur nga një gjendje virale e kanë kaluar. Ai që ka folur është administratori Sinan Idrizi i cili më herët kishte premtuar shpërblim nëse ekipi merr një fitore, ose minimumi një barazim në Kukës./TvKlan