Ekipet e kreut në Superligë ecin me të njëjtin hap. Pas fitores së Partizanit në derbin me Tiranën, edhe Kukësi mori 3 pikët me Laçin. Skuadra e Ernest Gjokës ia doli të mundë 2 – 1 ekipin kurbinas në “Zeqir Ymeri”. Shënuesi më i mirë i kampionatit Pero Pejiç realizoi golat e fitores.

Laçi që luftoi shumë në këtë sfidë arriti të shënonte me Jonuzin, por mjaftoi për të dalë me pikë nga takimi. Kurbinast që tani drejtohen nga Stavri Nica mbeten në zonën e rënies nga kategoria. Korabi befasoi Vllazninë duke barazuar 1 – 1 në Shkodër.

Dibranët morën 1 pikë që shërben vetëm për statistikë, pasi kanë zbritur matematikisht në Kategorinë e Parë. Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e fundit për javën e 31-të. Skënderbeu do të luajë me Luftëtarin në Gjirokastër, ndërsa Teuta do të presë Flamurtarin në Durrës.

Tv Klan