KukesiKukësi është shpallur kampion i dimrit pas fitores 1 – 0 të arritur ndaj Flamurtarit në Vlorë. Goli i Pero Pejic në pjesën e parë ka qenë vendimtar për kuksianët që ndodhen përsëri 2 pikë larg ndjekëseve më të afërt, Skënderbeut dhe Partizanit.

Fitore në çastet e fundit edhe për ekipin korçar. Skënderbeu ka mundur Vllazninë me 11-metërshin e kapitenit Bledi Shkëmbi me rezultatin 1 me 0. Skuadra shkodrane kishte 5 fitore radhazi.

Një ndeshje tepër emocionuese ka qenë sfida mes Tiranës dhe Teutës. Ekipi kryeqytetas ka mundur atë durrësak me rezultatin 4 – 2, ndërsa ka hasur në një lojë tepër kërkuese të kundërshtarëve.

Deri në minutën e 73’ takimi ka qenë në barazim 2 – 2, por sulmuesi nga Ruanda, Meddie Kagere i futur në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë ka kaluar Tiranën në avantazh. Elis Bakaj autor i dy golave në këtë sfidë ka bërë më të sigurtë fitoren në minutat e fundit.

Këto ndeshje i dhanë fund javës së 18 dhe fazës së dytë. Superliga do të rinisë në fund të muajit Janar.

Tv Klan