Kukësi – Skënderbeu, e fiton qetësia



Të fitosh apo të barazosh kjo është pyetja. Humbjen nuk e mendon asnjëra. Kukësi dhe Skënderbeu do të përballen në sfidën që mund të rezultojë përcaktuese për titullin Kampion të këtij sezoni. Trainer në disa ekipe në Superligë, Agim Canaj e sheh këtë ndeshje si sfidë psikologjike. Sipas tij fiton kush do të luajë me kokë të ftohtë. 

Sipas teknikut do të jetë një luftë e hapur me Kukësin që do të tregohet cinik për të marrë rezultat dhe Skënderbeun që do të bëjë futbollin e bukur. Një pikë e ndan Kukësin e vendit të parë me Skënderbeun e vendit të dytë. Të dyja janë në kërkim të fitores ndërsa barazimi do ti shërbente më shumë Partizanit.

/Tv Klan

 

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione