agron kuliciAgron Kuliçaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri ku emri i tij përmendet si i përfshirë në organizimin e vrasjes së deputetit Tom Doshi.

Në një deklaratë për mediat Kuliçaj thotë se hedh poshtë me neveri dhe përbuzje çdo përpjekje për implikimin e tij në këtë inskenim, të bërë nga Zoti Doshi apo persona të tjerë.

Ai shprehet se është  i hapur për çdo lloj hetimi apo verifikimi që mund të bëhet nga Prokuroria dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit duke garantuar  bashkëpunimin e tij në interes të sqarimit të të vërtetës.

Kuliçaj mohon të ketë njohje me 2 nga shtetasit e përmendur në deklaratën e ministrit Tahiri, Fatjon Skënderin dhe Ylli Xhaxhollarin, ndërsa me shtetasit Ymer Lala, Agim Rama e Eugen Beci sqaron se ka patur marrëdhënie korrekte për hir të detyrës.

Kuliçaj thotë se gjithë kjo situate është mbarsur nga moskryerja e veprimeve të domosdoshme hetimore nga Sherbimet e Policise Gjyqesore në Policinë e Shtetit.

Sipas tij Policia e Shtetit në përmbushje të detyrimeve të nenit 293 të Kodit të Procedurës Penale duhet të kishte referuar veprën penale të prokurori dhe njëkohsisht të kishte vazhduar kryerjen e hetimeve paraprake.

Kuliçaj e mbyll deklaratën duke thënë se pretendimet që parashtroi ministri Tahiri,  se edhe këto hetime janë kryer dhe i janë bashkuar fashikullit të hetimit për ngjarjen e ndodhur me date 1 Shtator te vitit 2014 ku eshte tentuar te vritet shtetasi Fatjon Skënderi,  provojnë mosveprimin e Policisë së Shtetit në hetimin e kësaj çështje.

Ai shprehet se çdo pretendim për mosreferimin e çështjes te prokurori është i pa mbështetur në ligj dhe ne praktikën e punës së Policisë së Shtetit.

Tv Klan