VASILIKA HYSIPartia Socialiste vijoi denconimin e dhënies së lejeve të ndërtimit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për ndërtimin e 5 kullave 17 –katëshe pranë digës së liqenit artificial.

Deputetja e Tiranës, Vasilika Hysi, tha se Basha po e shkatërron Tiranën në momentet e fundit të karriges së tij në krye të Bashkisë, ndaj ajo ripërsëriti kërkesën e Partisë Socialiste për dorëheqje.

Vasilika Hysi, deputete e PS:“Ka dhënë leje për gropa dhe ku do ndërtohen pallate që do i marrin frymën Tiranës. Ne i themi të japë dorëheqjen se s’mbajti premtime, ai thotë që se kam shkatërruar Tiranën por kam mbjellë 23 mije pemë, njëlloj si Saliu që thoshte se kam bërë 10 mijë km rrugë. Ne i themi se po gënjen ai thotë fajin e ka qeveria, ne i themi ke braktis Tiranën ai thotë fajin e ka qeveria. Ke braktis Tiranën, ai thotë fajin e ka policia. Ne i themi po merresh me politikë ai thotë fajin e ka Parlamenti”.

Për të njëjtën çështje u pyet edhe Kryeministri Rama në konferencën për shtyp në kryeministri dhe në përgjigje të interesit të mediave ai rikujtoi premtimin e kryebashkiakut Basha për të mos ndërtuar në këtë zonë.

Edi Rama, Kryeministër: “Nuk është tek liqeni, po tek sheshi i betimit se aty kurrë nuk do të lejohet të ndërtohet. Është kthim tek sheshi i betimit për të bërë një krim”.

Partia Socialiste e ka akuzuar kryetarin e Bashkisë se Tiranës për rryshfet me lejet që ka firmosur më 1 Gusht të këtij viti për ndërtimin e 5 kullave nga 1 deri në 17 kate me 3 kate nëntokë. Bashkia është kundërpërgjigur me disa deklarata, por jo për këto akuza.

Tv Klan