Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Gjirokastrës për kultivim bimësh narkotike dhe moskallëzim krimi, pas zbulimit të 1 500 bimëve kanabis.

Sipas policisë, kubikët me bimën e kanabisit u gjetën në vendin e quajtur “Mavrambël”, në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.

Droga, e cila u asgjësua në vend, u zbulua në një ambient mes pemëve shërbimet.

Dhimitër dhe Ejron Krisafi, 33 dhe 29 vjeç, u arrestuan për kultivim bimësh narkotike, ndërsa 58-vjeçari Andrea Xhavara, i cili ishte edhe pronar i tokës, për moskallëzim krimi./tvklan.al