Policia ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 6560 bimë narkotike, si dhe ka vënë në pranga tre kultivuesit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Sajko Spaho, 34 vjeç, banues në fshatin Baban-Devoll, Andi Tilka, 21 vjeç, banues në fshatin Bitinckë-Devoll, Eduart Vata, 34 vjeç, banues në Durrës.

????????????????????????????????????

Gjatë kontrollit të territorit nga ana e policisë, në fshatin Osojë-Maliq në vendin e quajtur “Arra e Kuqe” këta persona u kapën në flagrancë pranë dy parcelave të kultivuara me 6560 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, (530 prej tyre të mbjella në kubikë), të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies, dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

????????????????????????????????????

Gjithashtu në afërsi të këtyre parcelave u konstatua edhe një kasolle, ku gjatë kontrollit të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri të llojit pistoleta, pesë fishekë, si edhe 1000 fara të ngjashme me ato të llojit kanabis sativa.

kanabis 3

Materialet  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al