Veprat e artistëve të rinj por jo vetëm, tashmë do të mund të ekspozohen edhe në  Parkun e Artit”. Koncept ideja e Ministrisë së Kulturës merr udhë me të parin projekt atë “Shokët dhe engjëjt” që i kthen ambientet e ish-kinostudios në një hapësirë- kopsht, dedikuar Antonio Gramscit.  Ministrja Kumbaro thotë se projekti pritet të hapë një debat kulturor rreth figurës së Gramshit, i njohur si  themelues i partisë Komuniste në Itali, filozof i teorisë marksiste, gazetar, gjuhëtar dhe kritik letrar.

Mirela Kumbaro

“Prezantojmë këtë projekt-ide, e cila sjell një rifunksionalizim të parkut për një pol të ri kulturor dhe për të parë në dritën e filozofisë së Antonio Gramshit skulpturat e realizmit socialist. Ky do të jetë një debat i gjerë kulturor, lidhur me figurën e Antonio Gramshit”. Morëm propozimin nga artisti Pirri për të krijuar një mesazh me një filozofi të caktuar. Ky projekt ka mbështetjen e Regione Puglia-s dhe Fondacionit “Antonio Gramshi”.

Vetëm një vit e gjysmë më parë Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Universitetet e Arkitekturës prezantoi konkursin për përshtatjen e territorit të ish-Kinostudios në Kopshtin e Artit. Ministria Kumbaro tha se rikualifikimi i  Kinostudios, ka për qëllim jo vetëm kthimin e saj në një qendër zyrash, por edhe në në një pol kulturor dhe social.

Tv Klan