Presidenti turk u bëri thirrje vendeve të botës të njohin Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës. Një kundërpërgjigje ndaj njohjes së njëanshme që Uashingtoni i bëri Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Rexhep Taip Erdogan:

“I bëj thirrje gjithë kombeve të globit që respektojnë ligjet ndërkombëtare të ngrihen dhe të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të pushtuar të shtetit palestinez”.

Thirrjen e lëshoi gjatë konferencës së Organizatës për Bashkëpunim Islamik, zhvilluar në Stamboll ku të pranishëm ishin liderë të botës islame. Erdogan akuzoi presidentin amerikan Donald Trump se me njohjen e Jeruzalemit ka ligjëruar krimet e ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve. Në samit foli edhe Mahmud Abas, president i autoritetit palestinez i cili akuzoi Uashingtonin për njëanshmëri.

Mahmoud Abbas:

Me këtë veprim, Shtetet e Bashkuara e humbën kompetencën si ndërmjetës në procesin e paqes”.

Kjo është hera e parë që prej ndarjes së territoreve mes izraelitëve dhe palestinezëve në vitin 1947, që një prej vendeve anëtare të kuartetit ndërmjetësues të procesit si Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga politika nxitëse e dialogut dhe njohin Jeruzalemin si kryeqytet në Izraelit.

Tv Klan