Mikhail Kasyanov, një nga kundërshtarët politikë të presidentit rus Vladimir Putin, është përfshirë në një skandal seksual. Ai është filmuar në një apartament në Moskë teksa kryente marrëdhënie intime me aktivisten Natalya Pelevine, që po drejton fushatën opozitare të Kasyanov.

kasaiamovv

Video u publikua nga televizioni rus NTV, që njihet si përkrahës i presidentit Vladimir Putin. Filmimet dyshohen se janë kryer muajin e kaluar, përmes një stilolapsi spiun. Ende nuk dihet se kush fshihet pas publikimit të këtyre pamjeve, “Daily Mail” shkruan se qëllimi është shkatërrimi i figurës politike të një prej personave që shihej se personi i duhur për tu zgjedhur presidenti i ardhëshëm i Rusisë.

Mikhail Kasyanov ka qenë kryeministër i Rusisë nga viti 2000 në 2004-ën, kur u shkarkua nga Vladimir Putin.

58-vjeçari është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai nuk ka bërë asnjë reagim për skandalin, ndërsa 39-vjeçarja Natalya Pelevine është shprehur se do të ngre padi kundër rrjetit televiziv NTV.

Edhe më herët figura të larta politike në Rusi, kundërshtarë të pushtetit, janë përfshirë në skandale seksuale. Në 1999 Prokurori i Përgjithshëm, Yuri Skuratov, u filmua në një apartament me dy prostituta.

Tv Klan