Kupa e Konfederatave do të vendosë gjysmëfinalistët në ndeshjet e fundit në grupe të turneut që po zhvillohet në Rusi. Në ndeshjet e zhvilluara të enjten pati dy barazime 1 – 1.

Sfida kryesore ishte e ajo e luajtur në Kazan mes Gjermanisë dhe Kilit. Golat u shënuan në pjesën e parë me amerikanojugorët që realizuan të parët. Si Kili dhe Gjermania kalojnë në turin tjetër edhe me një barazim.

Po 1 – 1 përfundoi edhe përballja tjetër e Grupit B mes Kamerunit dhe Australisë e luajtur në Shën Peterburg.

I vetmi ekip që është eliminuar është Zelanda e Re që bën pjesë në Grupin A. /Tv Klan