Manchester City siguroi çerekfinalet e Kupës së Ligës së Anglisë pas goditjes së 11-metërshave. Skuadra angleze më në formë për momentin nuk e pati të lehtë të kalonte Wolverhampton.

120 minuta lojë u mbyllën pa gola, ndërsa futbollistët e Manchester City u treguan më të saktë te goditjet e penalltive. Kualifikim pas pjesëve shtesë edhe për Arsenal.

Topçinjtë e Londrës edhe pse luanin në shtëpi ishin në disavantazh deri në minutën e 85’ përballë Norwich.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1 – 1. Përmbysja që solli fitoren 2 – 1 erdhi falë lojtarit të ri Nketiah, i cili shënoi sapo hyri në fushë. Goli që vulosi gjithçka u realizua në minutën e 95’. Në fazën çerekfinale kaloi edhe Manchester United që mundi 2 – 0 Swansea./Tv Klan