Goli i Danilo Alves i dha fitoren e parë Flamurtarit pas 1 muaji e gjysmë. Ekipi vlonjat triumfoi 1 – 0 ndaj Skënderbeut të Korçë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sulmuesi brazilian, i cili mbante edhe shiritin e kapitenit realizoi pak para fundit.

Mundësinë më të mirë për Skënderbeun e pati Muzaka në minutën e 30′, por penalltia e goditur prej tij u prit nga Nurkoviç. Laçi barazoi 0 – 0  me Kukësin me ekipet që u treguan të kujdesshëm për të mos pësuar. Një lojë e fortë mes të dy ekipeve.

Në minutën e 73′ Idrizi shënoi, por gjyqtari Koçi e anuloi për ndërhyrje të parregullt. Në përballjen e luajtur në Laç, pati edhe momente tensioni në fushë me tifozët që lëshuan sende të forta në drejtim të futbollistëve. Sfidat e kthimit do të luhen më 18 Prill. Fituesi i trofeut merr pjesë në kualifikueset e Europa League.

Tv Klan