Kombëtarja e volejbollit të meshkujve do të nisë të dielën përfaqësimin në Ligën e Europës, hera e tretë për Shqipërinë.

Ndeshja e parë do të luhet ndaj Bjellorusisë në Minsk, ndërsa formati ka ndryshuar me takime me sistem vajtje-ardhje. Kjo garë për Gazmend Husajn mund të shërbejë për turnetë e ardhshëm veçanërisht kualifikueset e Europianit.

“Të marrim Ligën e Europës si përgatitje për Lojërat Mesdhetare dhe kualifikueset e Europianit që zhvillohen në gusht. Nuk do shkojmë të dorëzuar edhe pse kemi ndryshim të brezit të lojtarëve ne do të bëjmë të pamundurën për tu kualifikuar dhe të shkruajmë historinë”, tha Gazmend Husaj.

Në Grupin e Shqipërisë është edhe Kroacia dhe Hungaria. Gazmend Husaj vjen në grumbullimin e Kombëtares edhe me një motivim me shumë. Ai prej sezonit të ardhshëm do të jetë pjesë e kampionëve të Francës, ekipit të Tours.

“Synimet janë të mëdha, trajneri pret shumë nga ne dhe nga unë. Është në detyrim të shpallemi sërish kampion dhe të shkojnë në finalet e Champions League, nuk është e lehtë, por të shikojmë.”

30-vjeçari Gazmend Husaj mbyll kështu një përvojë në Turqi, ndërsa më parë është aktivizuar edhe në kampionate të tjerë të huaj me tyre edhe atë italian.

Tv Klan