Çfarë është Vettingu? Fotografi gjerman Julius Eb, përgjigjen e gjeti në ballkonin e çdo familjeje shqiptare.

Në fotografi është një tel më disa këmisha, që dikush i ka nxjerrë për t’i tharë pas larjes, pra“Kur të dalin të palarat”,është një metaforë që tregon njëherësh edhe ndryshimet që po bëhen në Shqipëri”, tha

Julius Eb.

Kjo vepër i përket ekspozitës “Gjenerata A” ose të lindurve pas ’90-ës. Përmes artit fotografik, gjermani, prezanton fragmente shqiptare transformimesh. Objektivi janë natyra njerëzore, simbolet arkitekturore dhe identiteti kombëtar.

…Ky instalacion është në formën e një kuadrati të pambaruar, pasi edhe tranzicioni në Shqipëri është ende në proces. Ajo që unë bëj me fotografinë e shkrepur në rrugët e Tiranës, është reduktimi i detajeve për të nxjerrë në plan të parë mesazhin që përcjellë. Luaj me ngjyrat, pra mund të them se kanavaca ime është kompjuteri.”

Në Galerinë Kombëtare të Arteve, “Gjenerata A” që dokumenton në dixhital ndryshimet shoqërore, sociale e politike është ftesë për diskutim nga Julius Eb.

Tv Klan