Menjëherë pas triumfit në “Cest La Vie”, Kristi Karkanaqe i është rikthyer skenës së rrugës, por këtë herë ai ka tërhequr më shumë adhurues që shijuan koncertin e tij të parë.

Kristi nuk ishte vetëm, pasi bashkë me të në skenën e improvizuar tek “Reja” ishin dhe ish-konkurrentë të “C’est La Vie”, me disa prej të cilëve krijoi marrëdhënie tejet të mirë përgjatë javëve të spektaklit.

Në veçanti, Kristi duket se ka krijuar një miqësi të veçantë me Ori Kuçin dhe këtë ata nuk e fshehin as në intervistën e dhënë për moderatoren Nevina Shtylla, në emisionin “Jo Vetëm Modë”.

“Ne jemi kaq mirë sepse në 12 javë patëm të gjithë kohën e botës për të ndërtuar një marrëdhënie dashurie”,

shprehet Kuçi.

Megjithatë ata tregojnë se fillimisht kur u takuan në spektakël u zunë, por kjo ndryshoi me kalimin e ditëve.

https://www.youtube.com//embed/jqWtkGfg2Co

Kristi ripërsërit se nuk priste të fitonte në “C’est La Vie” ndërsa shprehet:

“Por siç duket, kur gjërat bëhen me dashuri dhe me zemër, bëhen me motivin e duhur, tek njerëzit e sinqertë ndjehet dhe ecin. Kjo është ajo që na duhet.”

Kristi Karkanaqe dhe Lindi Islami ishin fituesit e spektaklit të këngës “Cest La Vie”, në Tv Klan.

/tvklan.al