Ditën e sotme, rreth orës 02:30 në numrin  e emergjencave civile 112 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kastriotët” tek pallati “CLASS” është tentuar të vidhet me dhunë banesa e një 60-vjeçari me inicialet A. V, banues në Tiranë. Autorët kanë hyrë nga tarraca e pallatit të katit të 8-të. Grabitësit janë diktuar nga i zoti i banesës e për pasojë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga konfrontimi fizik, ka ngelur i dëmtuar me mjete prerëse në këmbë 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje

I zoti i banesës është përleshur fizikisht me dy personat të cilët kanë tentuar t’i vidhnin banesën.

Si pasojë e përleshjes ka mbetur i dëmtuar i zoti i banesës i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën

Nga ana e Specialistëve të hetimit krimeve të Komisariatit Nr. 3 është bërë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje i cili është shpallur në kërkim, konkretisht një 26-vjeçar me inicialet R. M, banues në Tiranë.

Ky person në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë tentuar të hyjnë me dhunë në banesën e shtetasit A. V, ku pasi janë përleshur fizikisht me të zotin e banesës janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për kapjen e tij, dhe identifikimin e autorit tjetër.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën  penale të   “Vjedhjes me dhunë e  kryer në bashkëpunim“ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”./tvklan.al