Një pikë këmbimi valutor është tentuar të grabitet mbrëmjen e së premtes në Kavajë. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen Nr 2, Kavajë, kur dy persona ende të pa identifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë xhiron ditore të një këmbimi valutor, por pa arritur të realizojnë atë.

Grupi hetimor po vazhdon punën me intensitet të lartë për identifikimin edhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale./tvklan.al