Edhe pse ishte ndarë nga bashkëshortja, një shqiptar nuk ka mundur dot të mos hakmerret.

Festim Syziu 45 vjeç është arrestuar nga policia italiane në Torino, pasi ka tentuar të djegë makinën e ish- bashkëshortes.

Sipas mediave italiane, 45-vjeçari ka spërkatur me benzinë makinën e ish-gruas së tij, dhe në momentin që ka nxjerrë çakmakun për t’i vendosur flakën është arrestuar nga policia, e cila ka qenë në vendngjarje. Syziu ishte divorcuar vetëm pak muaj më parë dhe mësohet se kishte probleme me alkoolin. Por ai nuk ishte një emër i panjohur për policinë e komunës Luserna San Giovanni të Torinos, pasi kohë më ish-bashkëshortja e kishte denoncuar për dhunë.

Ai u dërgua në dhomën e paraburgimit në Lorusso Cutugno në pritje të gjykimit./tvklan.al