7 deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe një deputet i Partisë Socialiste u përjashtuan me nga 10 dhe 5 ditë nga komisionet dhe seancat plenare të Kuvendit ditën e enjte, pas incidenteve në seancën e zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme ditën e hënë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit njoftoi median se

“përjashtimi fillon e bëhet efektiv me datë 15 janar kur fillon legjislatura e re.”

Janë marrë masa 10 ditë përjashtim nga seancat dhe komisionet për 6 nga deputetët dhe nga 5 ditë për një deputete zonjë (Kejdi Mehmetaj e LSI) dhe Bujar Çela të Partisë Socialiste. Kjo ishte një situatë e krijuar mes të dyve, aq më tepër që dhe zoti Çela reagoi në mënyrë pozitive, e pranoi se mund të ketë mbireaguar fizikisht

”, tha Bushati, i cili shtoi se deputetët e tjerë nuk kishin shfaqur në asnjë moment pendesë për aktet në Kuvend.

Pas kërkesës së Partisë Socialiste për përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për dhunën verbale e fizike të ushtruar ndaj kryeministrit, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe punonjëseve të Gardës ditën e hënë, Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin me 10 ditë të Kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe deputetin Endrit Braimllari nga e njëjta forcë politike, sidhe të Flamur Nokës, Ervin Salijanjit, Bardh Spahiat e Endri Hasës nga radhët e demokratëve.

Ndërsa Kejdi Mehmetaj e LSI dhe Bujar Çela nga radhët e mazhorancës u përjashtuan me nga 5 ditë nga seancat dhe komisionet parlamentare./tvklan.al