Një i dyshuar në kërkim arriti të shmangte arrestimin nga policia, duke u ngjitur në çati.

Policia në Grimsby, në veri-lindje të Lincolnshire, nuk ishte në gjendje të rrëzonte derën e shtëpisë, pasi  po përpiqeshin të arrestonin të dyshuarin, të kërkuar për “një sërë krimesh”.

Ata u detyruan të tërhiqen dhe të shikojnë të dyshuarin teksa largohej, duke u ngjitur mbi çati dhe duke u rehatuar.

Të tre oficerët e policisë po merrnin pjesë në një kërkim në të gjithë qytetin, kur mbetën të skuqur nga turpi, të mundur nga një derë.

Dita e veprimit kishte për qëllim të kujdesej për sigurinë e banorëve në të gjithë Humberside dhe Lincolnshire, sipas Grimsby Telegraph. Më shumë se 30 oficerë ishin të përfshirë, pasi kërkonin të zgjidhnin krimin dhe sjelljen armiqësore.

Kur i dyshuari kërcënoi të kërcejë dhe të plagosej, policia u tërhoq nxitimthi, duke e lënë atë të festonte mbi çati.

Për këtë incident një oficer i lartë tha: “Nuk duam të lidhim burimet tona të vlefshme me të dyshuarin për orë të tëra, pasi mund ta marrim më vonë”.

Grimsby Telegraph gjithashtu raportoi  se atë ditë shtëpia e të dyshuarit ishte një nga pesë destinacionet ku do të shkonte policia./ tvklan.al