Ky është një ndër rastet më të çuditshme por edhe tmerruese. Një avion që po fluturonte nga Kina në Indonezi është detyruar të bëjë ulje emergjente pasi u kuptua se një prej dyerve të avionit nuk është mbyllur plotësisht.

“Southern Metropolis” tha se avioni ishte pothuajse në gjysmë të rrugës kur kapiteni kuptoi se kishte një problem.

Si pasojë, avioni me 180 pasagjerë në bord u kthye dhe u dhe u ul në të njëjtin aeroport nga ku ishte nisur, por pas rreth tri orësh fluturim.

Pas konfliktimit me pasagjerët në Aeroportin ndërkombëtar të Guangzhou Baiyun në kinë, stafi u detyrua të pranonte se dera e parë e avionit nuk ishte mbyllur siç duhet.  

Një zyrtar i avionit të Sriwijaya Airlines tha se treguesit e avionit thoshin se dera e parë nuk ishte mbyllur siç duhet.

Kjo i ka tmerruar edhe më shumë pasagjerët, të cilët hipën në avion dhe u nisën për udhëtimin e lënë në gjysmë pas furnizimit me naftë. /tvklan.al