Një grua në Tennessee, SHBA e gjeti veten duke ulëritur, pasi kur u zgjua gjeti në shtrat një gjarpër.

Christine Humphries po flinte, kur i doli gjumi pasi ndjeu se diçka e preku në krah. Fillimisht ajo mendoi se ishte macja, por shumë shpejt kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte. Kur ngriti kokën për të parë çfarë ishte, zvarraniku ngriti gjithashtu kokën.

Gjarpëri, rreth 1 metër i gjatë, ishte shpërndarë nëpër shtrat.

“Ulërita me sa munda. U shokova, mbi të gjitha sepse nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të futej gjarpër në shtëpi”

, tha gruaja për mediat lokale.

Zvarraniku u lëshua në pyll, ndërsa Christine tha se që prej asaj dite nuk mund të flejë në shtratin e saj./tvklan.al