Për Ilir Lamçen vetë qenia njerëzore është vepra më e bukur e artit. Jo pa qëllim në ekspozitën ku pjesëmarrës janë shokët dhe shoqet e klasës së atelierit të pikturës në Universitetin e Arteve, ai prezantohet kështu.

Vendi ku është shkrepur foto nga një shok i tij dhe që më pas është hedhur në telajo është dhoma ku Ilir kalon më shumë kohë. Aty ku studenti i vitit të parë master në pikturë, është i lirë t’ia thotë të vërtetat lakuriqe vetes.

Me të njëjtën ide është krijuar edhe kjo pikturë, që ashtu si në të parën janë gjithnjë tre figura në marrëdhënie me njëra – tjetrën.

Ilir Lamcja është një nga 32 studentët që çdo vit bëjnë bashkë krijimet e tyre. Parësore nuk është vizitueshmëria.

E hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve deri të dielën, për këta studentët është e nevojshme që piktorët dhe kritikët të gjejnë kohë jo thjesht për t’i hedhur një sy, por për t’i bërë vërejtje të shëndetshme mbi krijimtarinë e tyre ende në filiz.

Tv Klan