Skuadra e policisë së Padovës ka arrestuar katër trafikantë droge.

Sipas mediave italiane në pranga kanë rënë dy shqiptarë dhe dy kosovarë gjatë momentit që ishin duke bërë dorëzimin e 5 kg heroine, e cila vinte nga Lombardia.

Aksioni për arrestimin e tyre erdhi pasi 4 trafikantet ishin nën vëzhgim prej ditësh dhe policia ndërhyri në momentin që ata ishin në një parking dhe gjatë kohës që ata po drejtoheshin drejt automjetit me qëllim tregtimin e drogës./tvklan.al