Seriali i rekordeve në shikueshmëri “Ertugrul” ka nisur transmetimin e sezonit të 4-rt në Turqi, ndërsa së shpejti seritë e reja do të vijnë edhe në ekranin e Televizionit Klan për publikun shqiptar.

Me nisjen e sezonit të ri është ngritur pyetja nëse Aresi do të arrijë të realizojë planet e tij ogurzeza. Teksa në krahun tjetër vërehet se “Ertugruli” po shkon drejt ‘fundit’. Në media po ashtu është folur se ky do të jetë sezoni i fundit për serialin e shumëpëlqyer.

Në përgjigje të thashethemeve mediatike, që flasin edhe për përfundimin e kontratës së aktorit kryesor, Engin Altan Dyzyatan para fundit të sezonit, ka reaguar kompania e produksionit.

Nuk është vendosur ende

”, tha kompania e produksionit, por shtoi se “

një serial që njerëzit e pëlqyen kaq shumë duhet ta përfundojmë në një mënyrë naive pa i nxjerrë ujin

”.

Kur nisi në vitin 2014, seriali ishte parashikuar të zgjaste vetëm 3 sezone, por duke parë shikueshmërinë e niveleve rekord, produksioni ka vendosur ta zgjasë. Deklarata e kompanisë së produksionit nuk i ka kënaqur ndjekësit e serialit, shumë prej të cilëve shpresonin që ta kishin sa më gjatë serialin në ekranet e tyre./tvklan.al