Një çift gjermanësh me pushime në juglindje të Francës u shokuan teksa panë në makinë e tyrë një gjarpër 2 metra të gjatë.

Turistët njoftuan menjëherë policinë, pasi ishin tmerruar nga ajo që panë dhe nuk mund të bënin asnjë veprim tjetër.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur largimin e gjarprit nga makina e turistëve.

Çifti kishte parkuar makinën një parking në në qytetin Var të La Croix-Valme, por kur u kthyen gjetën një “mik” të paftuar.

Gjarpërinjtë Montpellier janë  të zakonshëm përgjatë bregut të Mesdheut. Ata janë helmues, por kafshimet e tyre zakonisht nuk janë të rrezikshme për njerëzit./tvklan.al