Mediat në Serbi vazhdojnë fushatën kundër vëllezërve Haradinaj dhe Kosovës, duke shkruar për sulmet që po përgatiten kundër serbëve, që jetojnë në vend.

“Kurir” shkruan se ka zbuluar, sipas burimeve të saj, por të konfirmuara, po sipas të përditshmes serbe dhe nga shërbimi informativ serb në Kosovë, se Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë që nga 4 Janari këtij viti, ka urdhëruar që në rast se ekstradohet në Serbi,

“të vriten e të digjen serbë në Kosovë”.

Gazeta, përmbajtja e të cilës reklamohej në portalin online, thotë se

“informatorët tanë janë në dijeni se vëllezërit Haradinaj kanë planifikuar sulm nëpër enklava dhe sulme në veri të Kosovës nëse ish – udhëheqësi i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Franca dorëzohet në Serbi”.

Faqja e parë e kësaj gazete mbulohet me fotot e vëllezërve Haradinaj dhe me “deklaratat e tyre” për sulm e zhdukje të serbëve të Kosovës.

Në këtë sulm, sipas “Kuririt” do të merrnin pjesë edhe pjesëtarët e njësive speciale të Kosovës./ABC News