Kurti

“Nuk mund të rrinë bashkë në Kosovë, Republika jonë edhe Zajednica e Serbisë. Prandaj do të bien ose Qeveria, ose Zajednica, ose të dyja bashkë”. Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk lëviz nga qëndrimi i opozitës së Kosovës,  për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Përmes nje letre, shkruar të dielën nga burgu i sigurisë së lartë që ndodhet në Dyz, Kurti thotë se “Qeveria nuk po mbron shtetin nga Serbia, por po demonstron pushtetin mbi opozitën”.

Albin Kurti u arrestua pasditen e së shtunës në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, pas mitingut të organizuar nga opozita, me akuzat: shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, “përdorim të armës” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.

Presidentija e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje partive politike t’i rikthehen tryezes së dialogut dhe të gjejnë zgjidhje me mjete politike dhe jo përmes dhunës. Më herët, zyra e Kryeministrit, duke iu referuar protestës tha se pjesa më e madhe e popullit është kundër veprimeve të opozitës. Në një deklaratë të përbashkët, ambasadat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë apeluan për dialog të partive politike dhe duke iu referuar arrestimit të deputetit të Vetevendosjes Albin Kurti, përfaqësite diplomatike të katër vendeve kërkuan transparencë për çështjet e ndjeshme politike.

Qeveria e Kosovës ka vendosur për një ekspertizë ndërkombëtare për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ndërsa është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e Komunave me Shumice Serbe.

Tv Klan