Kancelari austriak Sebastian Kurz bën thirrje për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Duke folur për mediat austriake dhe ato gjermane, Kurz shprehet se me dy vendet duhen zhvilluar negociata të shpejta për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kancelari austriak shprehët për të përditshmen Di Prese se vendeve të Ballkanit Perëndimor u duhet ofruar një perspektivë e qartë dhe e besueshme europiane.

Vetëm kështu – sipas tij – mund të shmangen konfliktet në dyert e Bashkimit Europian dhe rajoni të vijojë në rrugën e stabilizimit.

Kurz vjen nga radhët e konservatorëve të Partisë Popullore Austriake, aleate me kristiandemokratët e kancelares Merkel në Parlamentin Europian.

Tv Klan