dorontina

“Kush e solli Doruntinën”, vepra e Ismail Kadaresë e kishte intriguar që në kohët e gjimnazit. Sot ai është regjisori dhe një nga aktorët e teatrit me të njëjtin titull. Në datëlindjen e 80- të të njeriut me të njohur të letrave shqip në botë, Laert Vasili, e ngjit atë në skenën e Universitetit të Arteve.

Shfaqja rikthen në skenë Margarita Xhepën e Bujar Lakon dhe në teatër veprën e pacensuruar të shkrimtarit shqiptar.

Premiera në Tiranë e teatrit “Kush e solli Doruntinën” do të jetë në sallën e Universitetit të Arteve, deri në 31 Janar.

Tv Klan