Ervin Dalipaj ish-oficeri i policisë i vrarë në atentatin e kësaj të martë u shfaq për herë të fundit në një intervistë në datën 30 janar 2016, 24 ditë pas vrasjes së Gazmend Çollakut.

38-vjeçari në atë intervistë mohoi se kishte lidhje me ngjarjen duke i cilësuar akuzat të fabrikuara nga Policia e Shtetit.

Ervin Dalipaj ka punuar rreth 10 vite në policinë e shtetit ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si shefi i  Krimit Ekonomik ne Drejtorinë e Policisë Tiranës dhe shef i Krimeve në Komisariatin numër 4. Ai u largua nga radhët e policisë në tetor të vitit 2013, pasi dekonspiroi operacionin “Fund Marrëzisë”.

Prej më shumë se 15 muajsh ai ishte në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut e kryer në bashkëpunim me Denis Shtrazën.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Ervin Dalipaj dhe Denis Shtaza kishin rrëmbyer në Durrës Gazmend Çollakun dhe më pas e kishin vrarë në fshatin Murqin të Fushë-Krujës.

Viktima sipas hetuesve ishte transportuar me makinën e ish-policit në cilët u gjetën njolla gjaku që i përkisnin viktimës.

Tv Klan