Miftar Metallari është punonjësi i policisë që u qëllua për vdekje nga djali i tij ditën e sotme në Kamëz. Ai punon oficer te dhomat e shoqërimit të Komisariatit Nr.5 në Tiranë. Miftar Metollari ka lindur në Gabricë të Kukësit. Burime nga Bashkia e Kamzës sqarojnë se viktima është i datëlindjes 03.04.1962, pra 55 vjeç dhe jo 62 vjeç sikurs ka deklaruar policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e familjes Metallari në Bathore, pas një sherri për motive banale mes babait dhe djalit Mirald Metallari 21 vjeç.

Djali qëlloi për vdekje babain me armën e tij të shërbimit, ndërsa nëna mbeti e plagosur aksidentalisht. Policia e Tiranës thotë se ajo ndërhyri për t’i ndarë, por u qëllua nga djali i saj në mënyrë të pavullnetshme. 47-vjeçarja N.Metallari është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja dhe një pistoletë e llojt TT model 56. 

Tvklan.al

shkoi në banesën e familjes Metallari ku ndodhi krimi i rëndë. Vrasja ndodhi në oborrin e shtëpisë 1-katëshe. Sikurse mund ta shikoni nga pamjet e siguruara nga

tvklan.al,

në prag të derës duken njollat e gjakut të babait të vrarë dhe mamasë së plagosur. Mësohet se familja Metallari është nga fshati Papricë e Kukësit. 

/tvklan.al