Nicki Minaj ishte padyshim në qendër të vëmendjes gjatë ditës së diel, teksa po xhironte videon e saj më të re në London Bridge.

Këngëtarja e famshme shkëlqente, e veshur me nje fustan me kristale e transparent, që e kishte kombinuar me një varëse rreth qafës, doreza e çizme nga Alexander McQueen.

Pamja e saj rrezëllitëse bëri që të tërhiqte vëmendjen e turistëve të shumtë që ndodheshin në kryeqytetin britanik.

E pa shqetësuar nga vëmendja, Minaj vijoi xhirimet e klipit, ku nuk munguan lëvizjet provokuese.

Ndërsa në një postim në Instagram ajo shkruajti se Londra është shtëpia e saj e dytë dhe ndihet shume mirë aty. Ajo nuk la pa falenderuar edhe fansat për të cilët tha se e bënin të ndihej e realizuar dhe të lumtur./tvklan.al