Një ditë pasi autoritetet spanjolle njoftuan finalizimin e një operacioni kundër mafias shqiptare në Madrid, ku u kapën 1 ton drogë dhe mbi 1.5 milionë euro, mediat atje kanë publikuar emrat personave të arrestuar.

Kështu, në mesin e 5 të arrestuarve, 2 prej tyre janë shqiptarët Julian Deblini dhe Dritan Gradica. Të arrestuarit e tjerë janë dy spanjollët Ruben Paz Ciprian Munoz, Ruben del Castillo de la Torre, si dhe kolumbiani Lelio Nevardo Ávila Santana.

Nuk ka shumë detaje për të arrestuarit, përveç se dy shqiptarët janë ish-ushtarakë, të mirë trajnuar dhe të dhunshëm.

Mediat spanjolle shkruajnë se kjo strukturë kriminale e narkotrafikut, me origjinë shqiptare, ishte e specializuar në transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia në Europë, duke përdorur Spanjën si portë hyrëse.

Droga paketohej dhe transportohej me avionë charter, shërbim që trafikantët e përdornin si kamuflazh për aktivitetin e tyre kriminal.

/tvklan.al