Vendimin se kryeministri Edi Rama e kishte emëruar ministre e Shëndetësisë, drejtoresha e përgjithshme e QSUT –së e mori vetëm pak minuta pasi ai u miratua nga kryesia e Partisë Socialiste. Pak minuta me vonë, përpara paraardhësit të saj dhe dhjetëra mjekëve të QSUT,

Ogerta Manasirliu nuk mundi ta fshehe që detyra që i kane ngarkuar i duket një peshe jë e vogël, në krahasim me detyrën si Drejtoreshë e Strehimit apo Planifikimit Urban në Bashkinë e Tiranës e në 3 vitet e fundit si drejtoreshe e qendrës spitalore, Nenë Tereza.

Kryeministri Rama i justifikoi emocionet e ministres së re, teksa tha se vendimi kishte qenë surprize.

Edhe zgjedhja e Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, ministri qe ka peshën kyçe në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 18 qershorit ishte një tjetër surprizë.

Ai do të ulet në karrigen e drejtuesit të këtij dikasteri 14 vjet pas dështimit të tentativës së parë të Nanos, i cili e emëroi atë si ministër të brendshëm, por votat e bashkuara në parlamentin e vitit 2003 mes PD-se dhe LSI-se se sapokrijuar nga Ilir Meta, e rrezuan kandidaturën e tij. Rrëzim që me sa duket ka përkeqësuar marrëdhënien e tij me Ilir Meten, duke mos e fshehur atë dhe në publik siç ishte rasti i debatit te famshëm për reformën në drejtësi.

Olta Xhaçka që do të zëvendësoje socialistin e vjetër Blendi Klosi erdhi në selinë roze si prurje e G 99 e Erjon Veliajt, dhe është deputete e PS prej 2009.

Eduard Shalsi që do të jetë Ministri i Shtetit për Çështjet vendore iu afrua Partisë Socialiste në 2009 pas eksperiencës si nënkryetar i bashkisë së Tiranes për disa vite, kur ajo drejtohet nga kryeministri Rama. Prej 2013 ai drejton Komision Parlamentar të Punëve Prodhuese. Ai njihet në publik edhe si njeri i premtimeve të forta./ TV KLAN