noraEdhe pse tatuazhet janë një shenjë e përjetshme në trupin e njeriut, edhe VIP – at nuk i rezistojnë manisë dhe trendit për të realizuar një ose disa të tillë në trupin e tyre.

Nëse do të përmendim emrat e showbiz – it që kanë më shumë tattoo në trupin e tyre, rekord do të mbanin Dafina Zeqiri për femrat, dhe rreperi Noizy për meshkujt.

Trupi i dy këngëtarëve është i mbushur me tatuazhe.

Ndërsa emra të tjerë si Çiljeta, Ingrid Gjoni, Elvana Gjata, Alban Skënderaj, Jonida Maliqi, Tuna, Nora Istrefi etj., kanë pak tatuazhe dhe në përmasa jo të mëdha.

Ndër më të bujshmit ka dhe qenë tatuzhi i Nora Istrefit, e cila vendosi të bëjë një pistoletë në krah.

tvklan.al