Të gjithë duan të dinë se kush ua shikon profilin në “Facebook,” por fatkeqësisht zyrtarë të gjigandit të rrjeteve sociale kanë qenë të prerë se nuk kanë në plane që të prezantojnë një opsion të tillë.

Mirëpo ka shumë aplikacione të tjera të rreme të cilat qarkullojnë dhe njerëzit mendojnë se me të vërtetë e kanë gjetur se kush ka parë profilin e tyre. Përdoruesit e “Facebook” po shqetësohen nga një numër i lartë personash që shikojnë postimet dhe që nuk janë miqtë e tyre atje por veçse të huaj.

‘Birmingham Mail’ ka mësuar se këta ndjekës, “gjoja” mund të ndjekin në mënyrë të fshehtë statuset tuaja dhe fotot. Më pas vjen një njoftim që ju paralajmëron për këta ndjekës dhe ju drejton të kërkoni “Follow Me,” ku do të gjeni një listë emrash me njerëz që nuk i njihni.

Ajo që shihni në fakt është një listë emrash që përfshijnë shkronja nga fjalët “Following” dhe “Me.” Qetësohuni! Është akoma e pamundur për të shikuar se kush e ka parë profilin tuaj.

/tvklan.al