Një bombë ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme jashtë një banke në qendër të kryeqytetit grek, Athinë.

“Protothema” tha se një roje sigurie në një bankë aty pranë shikoni dy persona me motoçikletë teksa linin një çantë në rrugën Santaroza. Ata më pas u larguan drejt zonës Exarchia.

Në këtë kohë mbërriti edhe një telefonatë, e cila tha se një bombë do të shpërthejë brenda 35 minutave.

Bomba shpërtheu dhe shumë xhama u thyen në zonë, çka nënkupton se shpërthimi ishte i fuqishëm. Por, fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar.

Policia po heton ngjarjen, ndërkohë po pret se cila organizatë terroriste do të marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë.

Megjithatë, “Protothema” tha se të gjitha shenjat tregojnë organizatën terroriste “Konspiracioni i Bërthamave të Zjarrit”.

Në muajin mars e njëjta organizatë besohet se ka dërguar një pako bombë në Ministrinë gjermane të Financave dhe në zyrat e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris të Francës./tvklan.al