Dy kushërinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Treviglio, pasi në banesën e tyre  gjet kokainë dhe hashash.

Mediat italiane raportojnë se dy të arrestuarit janë të moshës 21 vjeç dhe 22 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ata kishin fshehur në banesë 130 gram kokainë, 10 gram hashash dhe më shumë 1 mijë Euro para të fituara nga shitja e drogës.

Pranë shtëpisë së kushërinjve shqiptarë u gjet edhe një makinë e vjedhur gjatë vitit të kaluar dhe që është përdorur prej tyre. Dy shqiptarët tashmë akuzohen për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe për vjedhje.

/tvklan.al