Hotel Jugosllavia. Kryeqyteti serb ka qenë një ëndërr për shumë kuban. Vlladimir, ka arritur të shpërngulet nga ishulli i largët.

Vladimir Castillo Gamboa, refugjat nga Kuba:

“Kur kam qenë i vogël flitej shumë për Jugosllavinë dhe ka qenë një ëndërr udhëtimi këtu”.

Por, Jugosllavia e bukur ka qenë dikur. Vlladimir jeton në një paralagje të Beogradit. Strehë i kanë dhënë miqtë e rinj serb. Piktori duhet ta nis nga një letër e bardhë imagjinatën për një jetë më të mirë. Bashkë me mijëra të tjerë nga vendet arabe ka një vit në Serbi dhe pret. Është i lumtur të qëndroj në Ballkan pavarësisht se jeton me pak para. 

Vladimir Castillo Gamboa:

“Nuk kam ikur vetëm për para. Kuba nuk është një opsion dhe nëse më thonë jo do të duhet të kërkoj një vend tjetër për të gjetur një po”.

Kombe të ndryshme refugjatësh kanë vërshuar Serbinë drejt rrugës së Perëndimit. Rreth 7 mijë ende presin nëpër kampe. Vlladimir kthen letrat e Sanduiceve në art. La Habana thotë për turistët është e bukur dhe një ditë si i tillë do të kthehet në atdhe.

 Tv Klan