Gjykata kushtetuese e anuloi vendimin për shpërndarjen e kuvendit. Në bazë të këtij vendimi Kuvendi duhet të vazhdojë të funksionojë. Përfundimisht nuk do të ketë zgjedhje as më 5 Qershor.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u komentua edhe në Kuvend. BDI-ja e mbështeti, ndërsa LSDM-ja vlerëson se ka mbështetje ligjore, por politike. Për VMRO-DPMNE-në vendimi nuk është i pranueshëm, megjithatë do ta respektojnë, raportojnë mediat maqedonase.

“Kjo është lojë politike mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Kështu që vendimi në këtë moment është ligjor, por me prapavija politike. Ndryshe, kjo duhej të bëhej që në muajin Shkurt”,

deklaroi Goran Sugarevski, i LSDM-së.

“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ne do ta respektojmë. Vlerësojmë se nuk është në pajtim me politikat e partisë sonë, por Gjykata Kushtetuese është institucion që duhet të respektohet në këtë shtet dhe ne si të tillë do ta respektojmë”,

u shpreh Zoran Ilievski, VMRO-DPMNE-së.

Një nismë të tillë si kjo e Talat Xhaferit më herët kishte dorëzuar edhe Pavle Trajanov, por Gjykata Kushtetuese atëherë refuzoi ta shqyrtojë të njëjtën. Kushtetuesja arsyetohet se nisma e Talat Xhaferit, nuk është e njëjtë pasi bëhet fjalë për data të ndryshme./tvklan.al