46 ditë nga votimi në seancën e jashtëzakonshme vetëm me votat e mazhorancës, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezulloje zbatimin e ligjit të Vetting-ut. Ky vendim do të pezulloje çdo efekt të këtij ligji deri në shqyrtimin në themel të tij nga Kushtetuesja.

Por para vendimit final, Gjykata do t’i drejtohet Komisionit te Venecias për mendim, nëse ligji është në shkelje të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, siç thuhet në ankimimin e opozitës, të dorëzuar me 5 tetor.

88 deputete dhanë votën për ligjin dhe për të votuar pro u thirren edhe deputete që rrallë herë shfaqen në seancat plenare, si Armando Prenga, i cili po gjykohet për plagosje me dashje e kanosje.

Opozita paraqiti mbi 50 amendamente për Vettingun, të cilat nuk u morën në konsideratë nga mazhoranca dhe refuzoi të jepte votën, duke sqaruar se ligji binte në kundërshtim me ndryshimet kushtetuese të 21 korrikut dhe duke akuzuar mazhorancën se me votimin e njëanshëm e kishte prishur këtë konsensus.

vendimi gjykates

Sipas opozitës ligji i vettingu-t tenton të vërë nën kontrollin e kryeministrit drejtësinë, duke cënuar parimin e ndarjes së pushteteve.

Vetë kryeministri reagoi kur demokratet iu drejtuan Gjykatës, duke thënë se opozita po vihej serish përballë Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Presidenti i Republikës, e kaloi ligjin në heshtje, duke mos hedhur firmën mbi të. Por ankesa për ligjin nuk ka vetëm PD.

Ne Kushtetuese ka mbërritur edhe një kërkesë e Unionit të Gjyqtarëve për të marrë pjesë në gjykim si subjekt i interesuar, e cila u pranua nga Gjykata./ TV KLAN