gjykata-kushtetuese11

Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të mund të ngrihet, sipas ligjit për Policinë e Shtetit, të miratuar në seancën e fundit të legjislacionit të shkuar.

Gjykata Kushtetuese i shpalli të pavlefshëm nenet që përcaktojne ngritjen dhe funksionimin e saj. Në Kushtetuese ky ligj ishte dërguar nga opozita.

Gjykata njoftoi se ajo ka shpallur të papajtueshëm me Kushtetutën të gjithë nenet nga 26 –ta deri të neni 37.

Kushtetuesja pritet ta zbardhë pas pak ditësh vendimin e saj, që do të sqarojë në detaje se në ç’pjesë çënohet Kushtetuta me ngritjen kësaj strukture të re të Policisë së Shtetit.

Opozita kërkoi shpalljen e këtij ligji si antikushetues, duke argumentuar se ai bie ndesh me nenin 108 të ligjit themeltar të shtetit. Sipas saj, ndjekja penale është kompentencë e Prokurorisë dhe jo e Ministrisë së Brendshme, siç përcakton ligji i ri për policinë e shtetit.

Byroja Kombëtare e Hetimit, sipas opozitës, cënonte të drejtën e qytetarëve për një proces normal ligjor, pasi një gjurmimi dhe hetimi i individëve merrej në dorë nga Ministria e Brendshme.

Para Gjykates Kushtetuse, përfaqësuesit e mazhorancës patën argumentuar se Byroja nuk merrte kopetencat e Prokurorisë, pasi ajo do të ishte në vartësi të Ministrisë së Brendshme ashtu si Policia Gjyqësore.

Nisur nga ky fakt, opozita, në kërkesën e saj sqaronte se kishte mbivendosje kompetencash mes institucioneve të pavarura, pasi vetëm Prokurori mund ta përfaqësojë shtetin përballë gjykatës.

Ekspertët e Partisë Demokratike, në seancën për shqyrtimin e këkesës për shpalljen e këtij ligji të papajtueshëm me Kushetutën, shprehën gjithashtu shqetësimin se hetimet e kryera nga kjo strukturë qe do të varej nga Ministria e Brendshme mund të shndërrohen në hetime politike.

Mazhoranca e miratoi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit me qëllim që kjo strukturë e re të ndihmonte luftën kundër korrupsionit.

Tv Klan