Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e dhënë mbi ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të miratuar nga mazhoranca në seancën e 31 korrikut të vitit të shkuar. Në vendimin që i është dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kushtetuesja argumenton se përse vendosi që ta shpallë antikushetues nenin 4 që parashikon shkarkimin e anëtarit të Këshillit. Sipas saj, shkaqet për shkarkimin e anëtarëve të KLD –së janë të paqarta dhe nuk garantojnë proces të rregullt ligjor.